Sport

Agjenti: “Eriksen në ‘San Siro’ për tifozët, por ai do të luajë sërish larg Italisë”

18 Dhjetor 2021, 10:31 Nga DOSJA
Agjenti: “Eriksen në ‘San Siro’ për tifozët,

DANIMARKE – “Historia me Interin nuk mund të kishte përfunduar ndryshe, por jam optimist për të ardhmen e Cristian Eriksenit, ai do të luajë sërish”. Agjenti i mesfushorit sulmues danez, Martin Schoots, konfirmoi ndjenjat e javëve të fundit pas zgjidhjes zyrtare me ‘zikaltrit’:

“Italia është i vetmi vend, në të cilin ai nuk mund të luante. Dy skuadra tani më kanë kontaktuar për të mësuar rreth kushteve të tij. Në janar Eriksen do të jetë në ‘San Siro’, ai dëshiron t’i përshëndesë tifozët”.

“Deri tani ai ka mundur vetëm të përshëndesë menaxherët, por do të shohë edhe shokët e tij, – ka shtuar Schoots për ‘La Gazzetta dello Sport’. – Eriksen absolutisht dëshiron të vijë në ‘San Siro’ tashmë në janar, për këta tifozë fantastikë që janë fort të çmendur për si lojtar dhe kur e njohën vërtet, e vlerësuan edhe si njeri. Përveç futbollit, kjo do të mbetet përgjithmonë.”

Më pas, megjithatë, ai akuzon Italinë: “Ishte e qartë se kështu do të përfundonte, sepse Italia është i vetmi vend që nuk të lejon të dalësh në fushë dhe as të stërvitesh me defibrilator”.

E ardhmja mund të jetë në Angli ose Holandë, pas refuzimit të propozimeve të Odense, klubi ku ai u rrit dhe Kopenhagen. Ajax, një fazë tjetër e rëndësishme në karrierën e tij, mund të vlerësojë kushtet e Eriksenit, ndërsa drejtori sportive i Odense shpjegoi pa u pozicionuar: “Unë mendoj se vetë Christian, para së gjithash, e di se çfarë dëshiron të bëjë me të ardhmen e tij. Nëse më pëlqen ideja e tij? Sigurisht. Ai është një lojtar i klasit botëror.”

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport ardhmen e cristian eriksenit christian eriksen është rikthyer në fushë danezit christian eriksen gjatë euros martin schoots për ‘la gazzetta dello sport’ ardhmen e cristian eriksenit christian eriksen është rikthyer në fushë danezit christian eriksen gjatë euros martin schoots për ‘la gazzetta dello sport’

Sondazh

Poll