Sport

Alarm i rremë për infektimin e Guardiolës me Covid, rezultoi negativ në testin PCR

18 Dhjetor 2021, 06:54 Nga DOSJA
Alarm i rremë për infektimin e Guardiolës me Covid, rezultoi

ANGLI – Pep Guardiola do të jetë në gjendje të drejtojë ekipin e tij në Newcastle të dielën (15:15). Trajneri i Manchester Cityt pati një alarm të rremë këtë të premte, pas një testi të dyshimtë të një test Covid-19 në mëngjes.

Kjo e detyroi klubin e tij të anulonte një konferencë për shtyp. Trajnerit të ‘Cityt’ iu desh të kryente një test të ri PCR, i cili këtë herë rezultoi negativ.

“Jam i shqetësuar, jo sepse kampionati po vuan pasojat, por sepse në shoqëri virusi është aty dhe njerëzit po vuajnë”, – tha ai në fillim të kësaj jave, për valën e pestë të pandemisë, shumë virulente në Mbretërinë e Bashkuar.

Vitin e kaluar, vetë Guardiola humbi nënën e tij, e cila vdiq nga Covid-19. Që atëherë, ai u ka kërkuar lojtarëve të tij që të vaksinohen kundër Coronavirus.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport drejtojë ekipin e tij në newcastle manchester cityt të pep guardiolës pep guadiola të thotë pepe guardiola trajneri i manchester cityt drejtojë ekipin e tij në newcastle manchester cityt të pep guardiolës pep guadiola të thotë pepe guardiola trajneri i manchester cityt

Sondazh

Poll