Sport

Conte për të prekurit nga Covid: “Nuk mund t’u japim atyre ngarkesë të lartë pune”

18 Dhjetor 2021, 06:39 Nga DOSJA
Conte për të prekurit nga Covid: “Nuk mund t’u japim atyre

ANGLI – Prej disa javësh, organika e Tottenhamit është prekur shumë nga Covid. Aq sa tri ndeshjet e tyre të fundit (Brighton, Rennes dhe Leicester) janë shtyrë apo edhe anuluar (Rennes). Skuadra e Spurs nuk ka luajtur që nga 5 dhjetori, do të përballen me Liverpoolin këtë të dielë (17:30) në Premier League.

Një ndeshje speciale për Antonio Conten, i cili do të duhet të përballet me lojtarët e rikuperuar mezi nga Covid. “Kur lojtarët kthehen nga Covid, patjetër që duhet të jemi tepër të kujdesshëm. Ju nuk mund t’u jepni atyre të njëjtën ngarkesë pune, si lojtarët e tjerë. Nëse do të arrish gjithçka shumë shpejt, rrezikon të lëndohesh”,– shpjegoi ai fillimisht.

Më shumë se tetë lojtarë te Tottenham janë prekur nga Covidi ditët e fundit. Një dhimbje koke e vërtetë për teknikun italian. “Para se të zgjedhim formacionin fillestar, duhet t’i marrim parasysh të gjitha këto. Për shembull, filloni lojën me një lojtar dhe pas 60, ose 70 minutash, e zëvendësoni atë me një lojtar që ka pasur Covid. Në këtë situatë, është e rëndësishme të jeni të durueshëm”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport antonio conte është prezantuar antonio conten conte e nisi furishëm ndeshjen mëngjes herët si trajneri i ri i totteham organika e tottenhamit prekur shumë nga covid skuadra e spurs antonio conte është prezantuar antonio conten conte e nisi furishëm ndeshjen mëngjes herët si trajneri i ri i totteham organika e tottenhamit prekur shumë nga covid skuadra e spurs

Sondazh

Poll