Sport

Ousmane Dembélé dëshiron të qëndrojë te Barça, sipas trajnerit Xavi…

18 Dhjetor 2021, 06:34 Nga DOSJA
Ousmane Dembélé dëshiron të qëndrojë te

SPANJE – Ndërsa kontrata e tij skadon qershorin e ardhshëm, Ousmane Dembélé (24 vjeç) ende nuk flitet për ndonjë rinovim me Barcelonën. Në Katalonjë, kjo është një nga dosjet e nxehta të afatit kalimtar, në një kohë kur Barça është në rindërtim të plotë.

I pyetur për situatën e lojtarit të tij, në një konferencë për shtyp, Xavi i siguroi mbështetësit. “Kam folur individualisht me Dembélé, ai dëshiron të qëndrojë, ai është i lumtur këtu dhe unë jam i sigurt për këtë. Ai tani e di projektin sportive dhe do të jetë pjesë e tij. Nuk mund të jap më shumë detaje”,- ka thënë fillimisht ai, duke konfirmuar kështu edhe fjalët e presidentit të saj Joan Laporta.

Gjithsesi mbetet për të arritur një marrëveshje me lojtarin dhe agjentin për kushtet e kontratës dhe në veçanti për aspektin financiar, në një kohë kur Barcelona po përjeton vështirësi të mëdha. “Unë isha shumë i qartë me Dembelé dhe ai gjithashtu me mua. Ai është i lumtur këtu, agjenti i tij duhet të pajtohet me ne tani”,- shtoi Xavi.

Sapo i kthyer nga lëndimi, Ousmane Dembélé ka filluar të rifitojë cilësitë e tij me synim për të ndihmuar ekipin të ringjallet në një periudhë shumë të komplikuar. “Ai po luan gjithnjë e më shumë, mund t’i mungojë një gol, por ai është një lojtar që na sjell shumë gjëra, i cili është në gjendje të bëjë diferencat. Shpresoj se ai do të zgjasë”. Mesazhi kaloi.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport barazon barcelona barcelona barcelona camp nou barcelona ka lëshuar një deklaratë për mediat dosjet e nxehta të afatit kalimtar ousmane dembele presidentit të saj joan laporta rinovim me barcelonën skadon qershorin e ardhshëm xavi i siguroi mbështetësit barazon barcelona barcelona barcelona camp nou barcelona ka lëshuar një deklaratë për mediat dosjet e nxehta të afatit kalimtar ousmane dembele presidentit të saj joan laporta rinovim me barcelonën skadon qershorin e ardhshëm xavi i siguroi mbështetësit

Sondazh

Poll