Sport

Bayern, poker dhe arratisje. Lewandowski thyen legjendën Muller pas 59 vitesh

17 Dhjetor 2021, 22:14 Nga DOSJA
Bayern, poker dhe arratisje. Lewandowski thyen legjendën Muller pas 59

GJERMANI– Në javën e 17-të të Bundesligës gjermane Bayern Munich nuk e diskuton Wolfsburg. Skuadra bavareze fiton me shifrat 4-0 dhe shkon përkohësisht +9 nga Borussia Dortmund që mban vendin e dytë. Mbrëmje perfekte për djemtë e Nagelasman.

Muller në minutën e 7′ do të shënonte golin e parë. Në pjesën e dytë Upamecano dhe Sane shënuan në minutat 57′ dhe 59′. Ndërkohë për të mbyllur ndeshjen mendoi Lewandowski i cili shënoi golin e 19-të në kampionat.

Me këtë realizim polaku hyri në histori duke kaluar edhe një legjendë si Gerd Muller. Polaku e mbylli me 43 gola vitin 2021 në kampionatin gjerman. Gerd Muller kishte shënuar 42 gola në vitin 1972.

 

43 – Bayern München’s Robert Lewandowski has scored 43 #Bundesliga goals in 2021, setting a new record for the most goals scored within a single calendar year in the competition. Unstoppable. #FCBWOB pic.twitter.com/eP0fCDU3GM

— OptaFranz (@OptaFranz) December 17, 2021

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport bayern munich lewandowski bayern munich lewandowski

Sondazh

Poll