Politike

Grida Duma: Përjashtimi i rëndë për Berishën, por PD është parti pro-perëndimore

18 Dhjetor 2021, 10:49 Nga DOSJA
Grida Duma: Përjashtimi i rëndë për Berishën, por PD

TIRANË – Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka folur sot nga Pallati i Kongreseve ku po mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, ku ka theksuar se në mbledhjen e djeshme të Kryesisë nuk ka pasur debate por një diskutim.

Në një prononcim për Abcnews, Duma tha se Partia Demokratike po angazhohet për vazhduar fokusimin e saj politik pro perëndimor dhe pro amerikan. Sipas saj askush nuk mund t’i fshihet të vërtetës dhe pavarësisht se balancat u prishën PD do të vijojë në këtë rrugë. Duma ka theksuar se do të jetë Kuvendi që do të votojë për Berishën dhe do të vendosë për të.

E pyetur për një përjashtim të mundshëm të Sali Berishës, Duma tha: “Pritet të votohet. Kjo ka ndodhur me pezullimin e tij. Fakti që Berisha nuk e pranon këtë është çështje personale e tij. Është e rëndë për të se ka 30 vite, ai njëri që qeverisë opozitën apo pushtetin. Nuk ka vendim më të mirë se vota e Kuvendit. Ndodhi me vetëpërjashtimin e tij kjo situata për Sali Berishën.”

VD-Kuvendi i PD! Basha mbledh delegatët, votohen ndryshimet statutore, si votohet

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike grida duma kuvendi kombetar i pd 18 dhjetor 2021 grida duma kuvendi kombetar i pd 18 dhjetor 2021

Sondazh

Poll