Politike

VD/Me teserën e vjetër, emigranti shqiptar vjen nga Athina për të shkarkuar Bashën

18 Dhjetor 2021, 09:24 Nga DOSJA
VD/Me teserën e vjetër, emigranti shqiptar vjen nga Athina për

BERAT – Një demokrat, emigrant në Greqi, ka ardhur sot në Berat për të votuar për shkarkimin e kryetarit që mban peng selinë e PD-së, Lulzim Bashën. Por, ai nuk e ka gjetur emrin në listat e partisë së drejtuar nga Basha, dhe pse në të gjitha këto vite kishet ardhur posaçërisht nga jashtë për të votuar partinë e tij dhe marrë pjesë në protestat ku e thërriste.

Sot, sipas tij, tesera e dikurshme e PD e viteve kur partinë e drejtonte po i njëjti Sali Berisha që po e rithemelon PD-në pas tetë viteve dështime, i ka hyrë në punë për të hedhur votën për rimëkëmbjen e saj, duke filluar me largimin e Bashës.

“Të kenë turp ata, – tha ai, duke iu referuar pengmarrësve të selisë. – Unë nuk kam munguar në asnjë palë zgjedhje që nga viti 1992 e këtej. Edhe zgjedhjet e kaluara isha , edhe në zgjedhjet për kryetar kam qënë. Por vij këtu e nuk gjej emrin. Mirë që kisha teserën se përndryshe do të më shkonte rruga kot që të vija nga Athina këtu. Nga Athina, sot erdha dhe sot do të iki prapë. Erdha vetëm për të votuar. Mirë që kisha kartën me vete , kartën e anëtarësië urdhëro, ja ku është. Urdhëro dhe pasaportën.”

LAJMI KRYESOR: Referendumi i Berishës për shkarkimin e Bashës, nis votimi në 71 degë të PD-së
(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike berat lulzim basha referendumi kunder bashes sali berisha votimi ne berat berat lulzim basha referendumi kunder bashes sali berisha votimi ne berat

Sondazh

Poll