Politike

Shqiptari i Kosovës në mbështetje të Berishës: Do të jem i pari në protestë!

18 Dhjetor 2021, 09:49 Nga DOSJA
Shqiptari i Kosovës në mbështetje të Berishës: Do

TIRANË – Përveçse nga Shqipëria, ka pasur edhe shqiptarë të Kosovës, të cilët kanë udhëtuar nga jashtë Shqipërisë për të mbështetur ish-Kryeministrin Berisha në referendumin e ngritur prej tij për shkarkimin e kryedemokratit, Lulzim Basha. Njëri prej tyre është Skënder Shkreli, i cili ka ardhur posaçërisht nga Kosova për të mbështetur ish-Kryeministrin Sali Berisha në Referendumin e ditës së sotme.

Duke folur për Fax News, Shkreli tha se Kuvendi i Bashës, që mbahet në Pallatin e Kongreseve, do të jetë me gjysmën e anëtarëve përfaqësues të PS-së. Qytetari tregoi se ai do të jetë dhe në protestën e ditës së hënë që është thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, kundër vizitës së Vuçiç në Tiranë.

“Ky quhet Kuvendi i Edi Ramës, me Lulzim Bashën në krye, gjysma e këtyre janë të PS-së, po të futesh dhe ti kërkosh janë anëtarë të PS-së. Po pastrohet njeriu i shitur, ai është vegël e Edi Ramës, ju e dini që ai është një njeri i shitur, unë kam qenë një nga ato që kam mbështetur çadrën, dhe ai e shiti. Ne presim që Luli të njohi votimin në Referendum, por ju i keni parë disa ambasada që kanë thënë se nuk përzihen në çështjet e brendshme të partive. Kam ardhur posaçërisht nga Kosova, dhe do të qëndroj deri ditën e martë, do të jem i pari në protestën e së hënës”, u shpreh Shkreli.

LAJMI KRYESOR: Referendumi i Berishës për shkarkimin e Bashës, nis votimi në 71 degë të PD-së

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lulzim basha referendumi kunder bashes sali berisha lulzim basha referendumi kunder bashes sali berisha

Sondazh

Poll