Politike

VIDEO / Igli Cara: Referendumi, një proces unik në këto 30 vite demokraci

18 Dhjetor 2021, 10:15 Nga DOSJA
VIDEO / Igli Cara: Referendumi, një proces unik në këto 30 vite

TIRANË – Ish-deputeti demokrat, Igli Cara, pasi votoi në Referendumin për ratifikimin e shkarkimit të Lulzim Bashës, deklaroi në një prononcim për mediat se, në këto 30 vite demokraci, ky është një proces unik, sepse për herë të parë anëtarësia po bën një referendum për të vendosur për lidershipin e saj.

“Është një ditë që do të mbahet mend gjatë. Në fakt, në nuk do të kishim arritur këtu nëse lidershipi i PD zoti Basha do të kishte pasur guximin dhe vullnetin për të kaluar në votëbesim që në fillim, në fillimin e debateve brenda PD, por kjo ndarja në një farë mënyrë se duhet pranuar që kemi një ndarje ku demokratët janë në mbarë Shqipërinë me votim. Mund të ishte zgjidhur shumë mirë nga lidershipi me një votëbesim mbarëkombëtar. Por unë besoj se demokratët debat mes tyre, në demokraci shumica vendos, sot shumica në fund të procesit do të tregojë se ku është. Ishte e moralshme të bëhej referendumi, pavarësisht se ligjërisht Kuvendi e bëri shkarkimin e z Basha, ky vendim nuk do të ishte i moralshëm nëse nuk do të merrte edhe numrin e mjaftueshme të votave të anëtarësisë, pronarëve të vërtetë të PD”., u shpreh ish-deputeti demokrat në lidhje me këtë referendum të thirrur nga ish-kryeministri Berisha.

LAJMI KRYESOR: Referendumi i Berishës për shkarkimin e Bashës, nis votimi në 71 degë të PD-së

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike igli cara lulzim basha referendumi kunder bashes sali berisha igli cara lulzim basha referendumi kunder bashes sali berisha

Sondazh

Poll