Politike

VD-Berisha del nga shtëpia, mesazhi për Bashën e Ramën para se të votojë

18 Dhjetor 2021, 08:56 Nga DOSJA
VD-Berisha del nga shtëpia, mesazhi për Bashën e Ramën para

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë nga shtëpia e tij dhe është nisur për të votuar në degën numër dy të Partisë Demokratike në Tiranë. Përpara kamerave, Berisha tha se sipas tij ky proces votimi që po zhvillohet sot është një akt madhor. Ai dha një mesazh për kryedemokratin Lulzim Basha të cilin e konsideroi Lul Brava. Për këtë të fundit, Berisha u shpreh se në Kuvend ka mbledhur nxënës shkolle dhe kryetarë të Partisë Socialiste. 


“Është anëtarësia ajo që vendos sot për shkarkimin e Lulzim Bravës nga ajo detyrë që siç dëshmoi nuk ek a merituar ndonjëherë. Ky është një kapitull i ri në rrugën e rithemelimit të PD-së dhe pluralizmit shqiptar. Ky është një akt madhor që ka dridh themelet e shtetit. E patë kreun e Meduzës se si përpiqej të tjetërsohej në çdo gjë. E patë Lul Bravën se si ka mbledh nga nxënës shkollash deri në kryetarët e PS-së. Shikoni nga ana tjetër se si ka sjellë shpresë të madhe PD-ja e re,”- tha Berisha. 

LAJMI KRYESOR: Referendumi i Berishës për shkarkimin e Bashës, nis votimi në 72 degë të PD-së

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike referendumi kunder bashes sali berisha referendumi kunder bashes sali berisha

Sondazh

Poll