Politike

Ish-Presidentë dhe ish-themelues të PD, të ftuarit e Kuvendit Kombëtar të Bashës

18 Dhjetor 2021, 06:47 Nga DOSJA
Ish-Presidentë dhe ish-themelues të PD, të ftuarit e Kuvendit

TIRANË – Ditën e sotme, Pallati i Kongreseve do të mirëpresë delegatët e Kuvendit të Partisë Demokratike të thirrur nga kryedemokrati Lulzim Basha dhe miratuar nga Kryesia e selisë blu.

Ndërkohë, përsa i përket listës së folësve, gazeta “Panorama” mëson përmes burimeve se në Kuvendin e PD-së pritet që të marrë pjesë edhe ish-Presidenti Bamir Topi, i cili është parashikuar që të ngjitet edhe në podium për të folur. Gjithashtu i pranishëm pritet të jetë edhe një prej themeluesve të PD-së, Rexhep Uka, ky i fundit që ka më shumë se një dekadë që është larguar nga Partia Demokratike dhe shpeshherë ka qenë kritik i Sali Berishës.

Kuvendi i ditës së sotme, ndër të tjera, është edhe matje forcash përballë Sali Berishës, që sot organizon referendumin për shkarkimin e kryedemokratit Basha. E për të demonstruar forcë, organizatorët parashikojnë që veç mbushjes së sallës së Pallatit të Kongreseve dhe hollit, të mbushin edhe hapësirën e jashtme të Pallatit të Kongreseve.

LAJMI KRYESOR: Kuvendi Kombëtar i PD-së! Basha mbledh sot delegatët, votohen ndryshimet statutore

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike kuvendi kombetar i pd 18 dhjetor 2021 lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha kuvendi kombetar i pd 18 dhjetor 2021 lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll