Politike

Me Bashën apo Berishën? Rama përgjigjet si analist: Më intereson sherri në PD

17 Dhjetor 2021, 21:31 Nga DOSJA
Me Bashën apo Berishën? Rama përgjigjet si analist: Më

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka hequr kostumin e kryeministrit dhe po analizon si “analist” situatën e krijuar brenda Partisë Demokratike. I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Rama u shpreh se kryeministrit, pra vetes së tij, i intereson përplasja mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Megjithatë shton se vendit i duhet një opozitë të fortë.

“Unë mendoj se në mënyrë cinike Ramës i intereson sherri, por në mënyrë pragmatike në funksion të asaj që ka nevojë Edi Rama i intereson qetësia, pra i intereson një opozitë që mund të flitet. Të dyja këto janë të pamundura. Unë thashë që do ti interesonte një opozitë që mund të fliste dhe angazhohej për arsyen pragmatike. Nuk ka beteja për këta, sepse këta i ka mundur. Por është e sigurt sipas meje që Rama nuk është me asnjërin. Në mënyre cinike do të ishte me sherrin, në mënyrë pragmatike do të ishte me një opozitë të unifikuar dhe që angazhohet,”-tha Rama. 

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll