Politike

Mbledhja e kryesisë së PD-së, publikohen vendimet

17 Dhjetor 2021, 20:46 Nga DOSJA
Mbledhja e kryesisë së PD-së, publikohen vendimet

TIRANË – Kryesia e Partisë Demokratike mori sot vendime të tjera pas përfundimit të mbledhjes. Organi drejtuesi i selisë blu vendosi krijimin e Aleancës Qytetare Për Demokracinë. Kuvendi i nesërm i thirrur nga kryetari Lulzim Basha do të miratojë ndryshimet në statut dhe vendimet që do të merren.

VENDIMET E MBLEDHJES SË SOTME TË KRYESISË SË KUVENDIT:
Mblidhet kryesia e PD, një ditë para Kuvendit Kombëtar.
Kryesia e partisë për ndyshimet në statut dhe vendimet e Kuvendit Kombetar.
Ndryshimet ne statut dhe vendimet do të miratohen nesër në Kuvendin Kombëtar.
Ndryshimet në statut: krijohet Aleanca Qytetare për Demokracinë si organizate partnere e PD.

Ndër të tjera, Kryedia e PD-së vendosi që t’i propozohet Kuvendit Kombëtar shkarkimi i demokratëve nga strukturat qendrore të partisë nëse janë të shpallur “non-grata” ose janë prekur nga ligji i dekriminalizimit. Në këtë mënyrë, Kuvendi i nesërm do të vendosë për fatin e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili është shpallur “non grata” nga SHBA. Pas pezullimit nga grupi parlamentar demokrat, Berisha është anëtar i Kuvendit dhe Këshillit Kombëtar të PD-së.

Ditën e nesërme, në të gjitha degët e PD-së do të mbahet referendumi për shkarkimin e Lulzim Bashës nga kreu i PD-së.

LAJMI KRYESOR: Kuvendit i PD-së/Propozohet përjashtimi i Berishës, Basha zgjedh 12 kryetarët e rinj


(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike kuvendi i 18 dhjetorit lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha kuvendi i 18 dhjetorit lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll