Politike

Rreziku i përplasjeve të dhunshme në PD, Rama tregon a do shkojë Policia

17 Dhjetor 2021, 21:54 Nga DOSJA
Rreziku i përplasjeve të dhunshme në PD, Rama tregon a do

TIRANË  – Kryeministri Edi Rama bëri me dije se Policia e Shtetit ka kompetencat e saj nëse do të ketë konflikte të dhunshme te selia e Partisë Demokratike. Në studion e emisionit “Zonë e Lirë”, ai shtoi se qeveria e tij nuk do të përfshihet në çështjet e brendshme të PD-së. I pyetur nëse do të ruhet godina e partisë opozitare, kreu i qeverisë shtoi se territoret e partive politike nuk janë prekur asnjëherë nga faktorë të jashtëm.

“Territoret e partive politike historikisht nuk janë prekur nga të jashtëm. Ato janë në pronësi morale të partive. Unë si analist them që Edi Rama s’ka punë të përzihet me këtë gjë. Kjo është një çështje që ka të bëjë me marrëdhëniet e partisë politike, shtetin dhe forcave të rendit, unë them si analist se në këtë pikë dhe punë qeveria s’do të përzihet. Edi Rama dhe qeveria s’kanë punë të përzihet në një territor që i përket një partie politike. Ata janë pengje të njëri-tjetrit”, deklaroi Edi Rama.

Në Kuvendin e 11 dhjetorit, selia e PD-së u mbrojt nga automjete të Policisë së Shtetit.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama kuven lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha edi rama kuven lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll