Politike

Fati i Berishës në PD, kryesia e partisë merr vendimin e fundit

17 Dhjetor 2021, 20:30 Nga DOSJA
Fati i Berishës në PD, kryesia e partisë merr vendimin e fundit

TIRANË – Kryesia e Partisë Demokratike vendosi sot propozimin që çdo funksionar i partisë që preket nga ligji i dekriminalizimit ose i shpallur ‘non-grata’ të mos jetë pjesë e strukturave qendrore të partisë, t’i dërgohet Kuvendit të nesërm, i cili do të mbahet në Pallatin e Kongreseve. Në këtë mënyrë, e ardhmja e ish-kryeministrit Sali Berisha në PD do të vendoset nesër në Kuvendin e thirrur nga kryetari i PD-së Lulzim Basha

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë, n/kryetari Enkelejd Alibeaj propozoi që person i shpallur “non-grata” të mos lejohet të ketë funksione drejtuese në Partinë Demokratike. Ky propozim u mbështet dhe nga disa anëtarë të tjerë të kryesisë.

Pas pezullimit nga grupi parlamentar demokrat, Berisha mund të shkarkohet nga funksioni i anëtarit të Këshillit dhe Kuvendit Kombëtar të PD-së.

“Nuk ka perjashtime nga Partia, Kuvendi i neserm bashkon demokratet
Projekt vendimet e Kuvendit, funksionarët që jane subjekt i dekriminalizimit dhe ata qe shpallen non grata nuk do të mund të jenë anëtarë te strukturave drejtuese në PD.”

LAJMI KRYESOR: Një ditë para 18 dhjetorit, Basha thërret Kryesinë e PD, merret vendimi i parë

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike kryesia e pd kuvendi i 18 dhjetorit perplasje ne partine demokratike sali berisha kryesia e pd kuvendi i 18 dhjetorit perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll