Politike

Ramës i publikohet videoja me Kokën: Kam miqësi por shkeli në dërrasë të kalbur

17 Dhjetor 2021, 21:36 Nga DOSJA
Ramës i publikohet videoja me Kokën: Kam miqësi por shkeli

TIRANË- Teksa moderatori Arian Çani ka publikuar një video të kryeministrit Edi Rama së bashku me ish-ministrin Lefter Koka, tashmë të arrestuar, ku pinin verë dhe ftonin Nasip Naço që tu bashkohej, kryeministri ka thënë fjalët: E ça ka këtu?

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë’, Rama ka thënë se është në një marrëdhënie miqësore me të gjithë që punon, por shtoi se nëse dikush shkelë në dërrasë të kalbur do të përballet vetë me pasojat.

“E ke shumë gabim. Unë jam në marrëdhënie super miqësore me të gjithë ata që punoj, por ua kam bërë të qartë atyre që punoj që punët e skudarës janë punët e secilit prej ju. Nëse dikush shkel në dërrasë të kalbur i takon atij të merret. Nëse ai ka shkelur apo nuk ka shkelur në dërrasë të kalbur i takon drejtësisë. Kushdo që ka bërë zullum, e ka bërë individual dhe do përgjigjet për çfarë ka bërë. Pse njëri bënte zullume pas shpine… unë nuk di gjë për vendimet që janë marrë. Unë nuk merrem me procedurën dhe di që nuk ka pasur kontestime,” tha Rama.

I pyetur nëse qeveria duhet të rrëzohej pas ish-ministrit, Rama tha se kjo është absurde dhe se nuk ndodh në asnjë qeveri të botës.

“Je gabim. Në asnjë vend nuk do ndodhte kjo pasi në vendet normale dhe sjelljet normale të çdo demokracie përcaktojnë që përgjegjësia është individuale. Unë sa herë që ulemi në mbledhjen e qeverisë kam një shprehje. Vendet ku jeni ulur jua kanë dhënë tani duhet ti mbani. E mban me punë dhe me rezultate. Në momentin kur drejtësia ti kërkon hesap dikujt ndër ne. Ai duhet të marrë avokat dhe të përballet me drejtësinë, ne nuk jemi zyrë avokatie dhe çështjet me drejtësinë nuk janë as politike dhe kolektive. Sa kohë që procesi vazhdon ai nuk ka më punë me PS”,tha Rama.

Videoja, e cila u publikua puntatën e sotme në “Zonë e Lirë’, është nxjerr fillimisht në fushatën zgjedhore, ku Rama së bashku me Kokën po pinin verë, ndërkohë që i bënin thirrje Nasip Naços të kalonte në Partianë Socialiste.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike arian cani edi rama lefter koka arian cani edi rama lefter koka

Sondazh

Poll