Politike

Kontribut mbi 4 dekada në Albanologji, Meta dekoron akademikun Marenglen Verli

17 Dhjetor 2021, 18:31 Nga DOSJA
Kontribut mbi 4 dekada në Albanologji, Meta dekoron akademikun Marenglen

TIRANË – Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dekoroi me titullin “Kalorësi i Urdhrit të Flamurit” historianin dhe akademikun Marenglen Verli. Në ceremoninë e zhvilluar sot në Presidencë, kreu i shtetit çmoi kontributin e Verlit në studimin dhe promovimin e historisë dhe kulturës shqiptare brenda dhe jashtë vendit tonë.
Ndër të tjera, Meta vlerësoi akademikun Verli për forcimin e identitetit kombëtar dhe të Akademisë së Shkencave.

POSTIMI I ILIR METËS:

Në vlerësim të veprimtarisë së shquar, për mbi katër dekada, në studimin dhe promovimin e historisë dhe kulturës sonë kombëtare, veçanërisht asaj të Kosovës dhe të trevave të tjera etnike shqiptare, pata nderin të çmoj, edhe në kuadrin e “Ditëve të Albanologjisë”, historanian dhe akademikuan e shquar, Marenglen Verli, me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”. Mirënjohje për kontributet dhe meritat e veçanta shkencore dhe akademike në drejtimin e institucioneve studimore dhe albanologjike, veçanërisht për përfshirjen e historisë, gjeografisë, arsimit e kulturës të viseve shqiptare jashtë kufijve të Shqipërisë, në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar. Ndihmesa e tij e madhe për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë tonë historike dhe kulturore është një model frymëzues, për ta kthyer këtë angazhim në një prioritet më të rëndësishëm mbarëkombëtar, veçanërisht duke fuqizuar dhe mbështetur më shumë, Akademinë e Studimeve Albanologjike, me një rol të madh për forcimin e identitetit tonë kombëtar.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike akademia e shkencave albanologjia ilir meta akademia e shkencave albanologjia ilir meta

Sondazh

Poll