Politike

Dje u mbyll me dryn, sot ka marrëveshje! Dega e PD-së në Elbasan gati për referendum

17 Dhjetor 2021, 19:00 Nga DOSJA
Dje u mbyll me dryn, sot ka marrëveshje! Dega e PD-së në Elbasan

ELBASAN – Dega e Partisë Demokratike në Elbasan është hapur ditën e sotme dhe po përgatitet për mbajtjen e referendumit të nesërm për shkarkimin ose jo të kryetarit aktual të PD-së Lulzim Basha. Baza materiale zgjedhore ka mbërritur në zyrat e degës demokrate elbasanase. Procesi i votimit do të kryhet brenda godinës së kësaj selie.

Mesa duket palët kanë gjetur një gjuhë të përbashkët komunikimi, pasi ditën e djeshme, deputeti demokrat Luçiano Boçi denoncoi ndryshimin e bravave dhe mbylljen e zyrave të njësisë së PD-së në Elbasan. Dje, sekretari i degës Bledian Himçi kallëzoi në policinë e Elbasanit ngjarjen e ndodhur. Ndërkohë, anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD-së Aldo Bumçi tregoi dje se janë siguruar ambjente të tjera për organizimin e referendumit në qytetet ku godinat e degëve PD-së janë mbyllur.

LAJMI KRYESOR: 18 dhjetori-Berisha ngre strukturat për shkarkimin e Bashës, kreu i PD jep mesazhin

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll