Bota

Opozita mbështet idenë: Afrim Gashi për kryeministër në Maqedoninë e Veriut

17 Dhjetor 2021, 16:00 Nga DOSJA
Opozita mbështet idenë: Afrim Gashi për kryeministër në

MAQEDONIA E VERIUT- Opozita në Maqedoni të Veriut ka mbështetur një shqiptar për kryeministër në 100 ditët e fundit para zgjedhjeve të parakohshme. Mediat e huaja shkruajnë se 61 vota janë gati për të zgjedhur emrin e Afrim Gashit, i cili u propozua për kryeministër në Maqedoninë e Veriut.

Kreu i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, tha se mbështet propozimin që Afrim Gashi i Alternativës të marrë mandatin për formimin e qeverisë së re. Nga ana tjetër, nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri, tha se Mickoski duhet ta ketë parë kapacitetin e Afrim Gashit, i cili mund t’i zgjidhë të gjitha çështjet.

“Propozimi për kryetar të qeverisë kalimtare vjen nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, më saktësisht nga Ali Ahmeti. Sipas marrëveshjes, asnjë parti tjetër nuk mund të propozojë kryeministër, veçanërisht jo VMRO-DPMNE, sepse nuk ka mandat. Nëse VMRO-DPMNE në momentin kur e fiton mandatin në zgjedhjet parlamentare propozon një shqiptar për kryeministër, në vend të zotit Mickoski, ne do ta mbështesim”, -tha  zëvendëskryeministri Artan Grubi.

Pas dorëheqjes së Zoran Zaev janë lëkundur edhe pozitat e Maqedonisë së Veriut në projektin e nisur bashkë me Tiranën dhe Beogradin, për nismën e Ballkanit të Hapur.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni afrim gashi hristijan mickoski afrim gashi hristijan mickoski

Sondazh

Poll