Bota

Zgjedhjet e parakohshme në maj, Mickovski: Fund për krizën në Maqedoninë e Veriut

17 Dhjetor 2021, 16:27 Nga DOSJA
Zgjedhjet e parakohshme në maj, Mickovski: Fund për krizën

MAQEDONIA E VERIUT- Kreu i opozitës së Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickovski ka kërkuar formimin e një qeverie të re teknike dhe zgjedhje të parakohshme. Mediat e huaja shkruajnë se sipas Mickovskit zgjedhjet e parakohshme do të jenë fundi i krizës për Maqedoninë e Veriut.

“Në shkurt ose mars të formohet qeveri teknike, ndërsa në maj ose qershor të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare. Në një kohë kur gjeneratat janë vendosur të presin ende përpara portave të Bashkimit Evropian, zgjedhjet e parakohshme parlamentare, janë zgjidhja e vetme për dalje nga kjo krizë e përgjithshme politike, ekonomike, energjetike, diplomatike në vend,- tha Mickovski.

Hristian Mickovski theksoi se Maqedonisë së Veriut i duhet një angazhim i ri për reforma, përmes një platforme të përbashkët, duke krijuar një marrëveshje të re me popullin. 

Pas dorëheqjes së kryeministrit Zoran Zaev, vendi rrezikon të përballet me krizën energjitike, si dhe disa qytete e komuna kanë nevojë për Ministria e Financave dhe Ministrisë së Transportit. Gjithashtu me largimin e Zaev janë lëkundur edhe pozitat e Maqedonisë së Veriut në projektin e nisur bashkë me Tiranën dhe Beogradin, për nismën e Ballkanit të Hapur.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni hristian mickovski maqedonia e veriut zgjedhjet e parakohshme ne maqedoni hristian mickovski maqedonia e veriut zgjedhjet e parakohshme ne maqedoni

Sondazh

Poll