Bota

“Djali më dha forcë”/ Histori frymëzuese e 35-vjeçares shqiptare që jeton pa stomak

17 Dhjetor 2021, 15:23 Nga DOSJA
“Djali më dha forcë”/ Histori frymëzuese e

TIRANË- Irena Mici është një grua 35-vjeçare, nënë e një djali të mitur që pavarësisht sfidave që është përballur në jetë, ia ka dalë mbanë. Në profesion financiere, Irena në vitin 2017 është diagnostikuar me tumor në aparatin tretës, një sëmundje e trashëguar gjenetikisht, nga mamaja dhe gjyshi i saj, të cilët kanë ndërruar jetë nga kjo sëmundje.

E ftuar në emisionin “Shqipëria Live“, ajo ka rrëfyer të gjithë kalvarin e vështirësive dhe forcën që mblodhi për t’ia dalë, edhe pse jeta e saj ndryshoi tërësisht. Ajo rrëfen se ishte djali që e bëri të mblidhte forcën dhe të luftonte për t’u rikthyer në jetën që ishte para se të merrte vesh sëmundjen.

“Pata shumë fat, u operova brenda javës, kisha tre operacione rresht, u mendua se pati sukses operacioni i parë, por jo, pastaj u bë i dyti dhe i treti shkoi me sukses. Mjekët thanë që duhet të hiqet i gjithë stomaku. U dobësova shumë si psikologjikisht, si fizikisht. Unë isha e lidhur me tuba, në momentin që erdhi të më përqafonte djali dhe kur e pashë që nuk e përqafova dot, aty mu dha forca më e madhe që të ngrihesha t’ia dilja”, tha Irena.

“Gjashtë muajt e parë ishin torturë, unë edhe tani nuk jam siç kam qenë, isha shumë e demoralizuar. Më pas gjeta edhe shqiptarë si unë, tek shoqata ku jam pjesë, që vetëm ata mund të më kuptojnë. Unë nuk e pranoj që nuk jam normal, ajo ndjesia e urisë është shumë e vështirë, ka raste që ndihem nervoze, ka raste që jam e pafuqishme se më duhet të pushoj, ndihem shumë më mirë kur mendoj që jam normal”, tha 35-vjeçarja.

Marrë nga: Top Chanel

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora

Sondazh

Poll