Bota

Petkoviç: Kurti i dha një goditje marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës

17 Dhjetor 2021, 16:15 Nga DOSJA
Petkoviç: Kurti i dha një goditje marrëdhënieve

SERBI- Drejtori i Zyrës për Kosovën Petar Petkoviç, është shprehur sot se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar “pozitën e destabilizuesit të rajonit”. Mediat e huaja raportojnë se Petkoviç ka reagur pasi kryeministri Albin Kurti refuzoi edhe një herë të pranojë obligimin e Prishtinës për të mundësuar formimin e ‘Bashkimi i Komunave Serbe’.

Në një deklaratë, Petkoviç ka thënë gjithashtu se Kurti “i dha një goditje normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në zyrë.

“Kurti refuzon të kuptojë se ekziston një shkak i qartë ndërmjet përparimit në dialogun Beograd-Prishtinë dhe situatës së përgjithshme ekonomike dhe të sigurisë në rajon dhe se sa herë që publikisht e bën procesin të pakuptimtë, ai punon kundër interesave të bashkatdhetarëve të tij ”, -tha ai.

Ai po ashtu tha se Kurti, “duke këmbëngulur në politikën se që është e mirë për serbët është automatikisht e keqe për të dhe për shqiptarët në Kosovë e Metohi, pranon se është “njeri i së kaluarës” dhe t’i japë përparësi konfliktit.”

Petkoviç shprehu frikën se nuk do të jetë i mundur përparim i dukshëm derisa Prishtina të jetë në pushtet me strukturat politike të cilat, siç tha ai, “e bëjnë dialogun të pakuptimtë përgjithmonë, duke refuzuar të zbatojnë obligimet e marra”.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni albin kurti petar petkoviç albin kurti petar petkoviç

Sondazh

Poll