Bota

E prodhuar në Indi, OBSH i jep dritën jeshile vaksinës kundër Covid-19, Covovax

17 Dhjetor 2021, 17:39 Nga DOSJA
E prodhuar në Indi, OBSH i jep dritën jeshile vaksinës

SHBA- Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi të premten se i ka dhënë miratim urgjent vaksinës së koronavirusit Covovax të prodhuar në Indi. NDTV shkruan se ilaçi, i prodhuar nga Instituti Serum i Indisë me licencë nga Novavax me bazë në SHBA, tani do të shpërndahet si pjesë e sistemit global të ndarjes së vaksinave Covax.

“Edhe me shfaqjen e varianteve të reja, vaksinat mbeten një nga mjetet më efektive për të mbrojtur njerëzit kundër sëmundjeve të rënda dhe vdekjes nga SARS-COV-2. Ky listim synon të rrisë aksesin veçanërisht në vendet me të ardhura më të ulëta, 41 prej të cilave ende nuk kanë qenë në gjendje të vaksinojnë 10 përqind të popullsisë së tyre, ndërsa 98 vende nuk kanë arritur në 40 përqind,” tha shefja e OBSH-së për aksesin ndaj vaksinave Mariangela Simao.

Covovax kërkon dy doza dhe është i qëndrueshëm në temperaturat e frigoriferit 2 deri në 8 gradë Celsius.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota covovax mariangela simao obsh covovax mariangela simao obsh

Sondazh

Poll