Bota

Do marr me qira 300 qeli, Danimarka i kërkon Kosovës investime në burgje

17 Dhjetor 2021, 17:04 Nga DOSJA
Do marr me qira 300 qeli, Danimarka i kërkon Kosovës investime në

KOSOVË-  Këshilltari ligjor pranë Ministrisë së Drejtësisë, Eris Hana ka thënë se Danimarka ka kërkuar nga Kosova investime në infrastrukturën e Shërbimit Korrektues para se 300 të burgosur danezë të transferohen në burgun e Gjilanit si pjesë e marrëveshjes mes dy shtetev. Gazeta Express shkruan se  Hana ka thënë se danezët pas një hulumtimi kanë arritur në përfundimin se Kosova ka kapacitet për të pranuar 300 të burgosur. Ai po ashtu ka thënë se danezët kanë kërkuar investime në infrastrukturë.

“Ne duam të krijojmë standardet e njëjta për ta dhe do ta arrijmë atë” tha Hana.

Një gardian danez do ta drejtojë punën në burgjet me qira për të burgosurit danezë, i shoqëruar nga një shqiptar dhe staf tjetër vendas. Marrëveshja pritet të nënshkruhet në fillim të vitit të ardhshëm dhe dy parlamentet duhet t’a ratifikojnë atë.

“Një nga përfitimet më të fuqishme dhe më të mëdha është se ne po e rikthejmë Mbretërinë e Danimarkës si partner strategjik për Republikën e Kosovës dhe ne po i bëjmë ata njërin nga donatorët tonë më të fuqishëm”, tha Hana.

Ministria e Drejtësisë është pajtuar për një marrëveshje me institucionet e Mbretërisë së Danimarkës për lirimin e një institucioni korrektues me kapacitet për 300 të dënuar. Nga kjo marrëveshje 10 vjeçare Kosova do të përfitojë rreth 210 milionë euro.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni danimarka merr qeli me qera eris hana danimarka merr qeli me qera eris hana

Sondazh

Poll