Bota

SHBA i vendosi sanksione, Kosova shkëput kontratën me kompaninë e Radule Steviç

17 Dhjetor 2021, 16:14 Nga DOSJA
SHBA i vendosi sanksione, Kosova shkëput kontratën me kompaninë e

KOSOVË- Zëvendësministri i Infrastrukturës në Kosovë, Hysen Durmishi, ka njoftuar është shkëputur kontrata për mirëmbajtjen e rrugëve në veri kompanisë RAD D.O.O,, kompani së cilës iu vendosën sanksione nga Departamenti Amerikan i Thesarit. Me anë të një postimi në Facebook, Durmishi ka shkruar se është nënshkruar amandamentimi i kontratës ku pjesë e konsorciumit mbeten dy kompanitë tjera.

“Nga sot kompania RAD. D.O.O, e cila është futur në listën e zezë të thesarit të SHBA-së, nuk do të jetë pjesë e konsorciumit në kontratën: ” Mirëmbajtja verore dhe dimërore 2021-2022 e rrugëve nacionale dhe rajonale”. Sot është nënshkruar amandamentimi i kontratës ku pjesë e konsorciumit mbeten kompanitë “B Corp” dhe “Europa Parters” të cilat së bashku i plotësojnë kriteret e dhënies”, shkruan Durmishi.

Disa ditë parë u vendosën sanksione në disa kompani dhe njerëz që operojnë në veri të Kosovës. Ato akuzohen për krim të organizuar ndër të cila është edhe kompania Rad D.O.O që kontrollohet nga Radule Steviç.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni hysen durmishi radule steviç shba sanksione ne kosove hysen durmishi radule steviç shba sanksione ne kosove

Sondazh

Poll