Bota

Zgjedhjet e parakohshme/ A është Boris Johnson drejt humbjes?

17 Dhjetor 2021, 12:35 Nga DOSJA
Zgjedhjet e parakohshme/ A është Boris Johnson drejt humbjes?

MBRETËRI E BASHKUAR – Rezultati i zgjedhjeve të parakohshme në North Shropshire, në Britani ka bërë që partia e kryeministrit britanik, Boris Johnson të pësojë humbje. BBC raporton se fituese doli Helen Morgan e Liberal Demokratëve, duke marrë 6 mijë vota më tepër dhe përmbysur mazhorancën e Konservatorëve prej 23 mijë votash.

Helen Morgan pas fitores iu drejtua Boris Johnson: Festa mbaroj.

Nga ana tjetër deputeti Sir Charles Walker tha se kryeministri kishte bërë “hapa të gabuar”, duke shtuar: “Ai nuk mund të përballojë këtë situatë“.

Ky muaj ka pasur edhe të tjera turbullira për Boris Johnson, i cili u përball me kritika për mënyrën se si po menaxhohet pandemia, por zgjedhjet janë një goditje e fortë, pasi Konservatorët po përgatiten për largimin e tij vitin që vjen. 

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota boris johnson mbretëri e bashkuar zgjedhjet në angli boris johnson mbretëri e bashkuar zgjedhjet në angli

Sondazh

Poll