Bota

I ngjashëm me të ftohtin, simptomat kryesore të Omicron: Dhimbje koke, lodhje…

17 Dhjetor 2021, 14:02 Nga DOSJA
I ngjashëm me të ftohtin, simptomat kryesore të Omicron: Dhimbje

BRITANI E MADHE- Një studim është kryer së fundmi me rritjen e rasteve në Londër për simptomat e variantit të ri omicron. Daily mail shkruan se shenjat më të zakonshme të virusit midis 3 dhe 10 dhjetorit ishin rrufë, dhimbje koke, lodhje, teshtitje dhe dhimbje fyti. Simptomat e Omicron janë kryesisht simptoma të ftohjes, rrjedhje hundësh, dhimbje koke, dhimbje të fytit dhe teshtitje, kështu që njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi pasi mund të jetë Covid.

Epidemiologu Tim Spector, shkencëtari kryesor i Studimit të Ndjekjes së Simptomave ZOE, u ka kërkuar britanikëve të mbajnë një sy për këto shenja treguese të Omicron në prag të Krishtlindjes dhe përpara se të takojnë miqtë dhe të afërmit.

“Shpresojmë që njerëzit tani të njohin simptomat e ngjashme me të ftohtin, të cilat duket se janë tipari mbizotërues i Omicron. Përpara Krishtlindjeve, nëse njerëzit duan të mblidhen së bashku dhe t’i mbajnë të sigurt pjesëtarët e familjes, unë do të rekomandoja kufizimin e kontakteve shoqërore në prag të Krishtlindjes dhe të bëni teste pak përpara mbledhjes së madhe familjare,” – këshillon Tim Spector.

Ndërkohë varianti Omicron shkakton sëmundje më të lehta se variantet e kaluara.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota omicron tim spector varianti omicron omicron tim spector varianti omicron

Sondazh

Poll