Politike

VD-Referendumi/ PD e Gjirokastrës dhe Lazaratit bëhen gati: Ditë e madhe nesër

17 Dhjetor 2021, 13:29 Nga DOSJA
VD-Referendumi/ PD e Gjirokastrës dhe Lazaratit bëhen gati: Ditë

GJIROKASTËR– Partia Demokratike e Gjirokastrës dhe Lazaratit kanë nisur përgatitjet për të votuar për referendumin për të votuar për ratifikimin e vendimit nr 6 të Kuvendit Kombëtar që shkarkoi Bashen nga kryetar me 4446 voto pro.

Në Gjirokastër do të votohet në Pallatin e Sportit. Një qendër do të jetë në Lazarat, një në Libohovë dhe një në Urën e Kardhiqit. Kryetarët e degëve PD-ve që mbështesin referendumin premtojnë se do të ketë pjesëmarrje më të madhe sesa në kuvendin e 17 korrikut ku dhe u votua për Lulzim Bashën si kryetar i PD-së.


Për ne demokratët dita e nesërme është ditë e madhe sepse është vlerësim që i jepet anëtarëve të PD-së për të treguar forcën dhe votuar për ndryshimin. Ne kemi 4 QV që u janë vendosur anëtarëve të PD-së në pikat më të afërta për të votuar për ndryshimin. Do të ketë pjesëmarrje më të madhe sesa votimi në 17 korrik” tha Dasho Aliko, kryetari i degës PD në Lazarat.

‘Kongresi i 11 dhjetorit u dha fuqinë anëtarëve të PD-së e sot ata janë të vlerësuar se do të kenë në dorë fatin e çdo kujt që pretendon të jenë në krye të forumeve të PD-së. Nuk vemi për të votuar duam apo nuk duam Lulzim Bashën, vemi për të votuar ndryshimin dhe ky ndryshim është shumë i madh” tha Tritan Shehu.

LAJMI KRYESOR: 18 dhjetori-Berisha ngre strukturat për shkarkimin e Bashës, kreu i PD jep mesazhin

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike dasho aliko perplasje ne partine demokratike tritan shehu dasho aliko perplasje ne partine demokratike tritan shehu

Sondazh

Poll