Art&Argëtim

Kyçen dyert e PD, mbështetësit e Berishës: Basha ka frikë! Zyrtarët e mohojnë

16 Dhjetor 2021, 16:10 Nga DOSJA
Kyçen dyert e PD, mbështetësit e Berishës: Basha ka

TIRANË– Kur kanë mbetur edhe dy ditë nga mbajtja e referendumit të liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha për shkarkimin e kryedemokratit Lulzim Basha, vazhdon përplasja mes të djathëve. Sot, mbështetësit e Berishës akuzojnë se janë kyçur me dry portat kryesore të degëve të Partisë Demokratike në Shkodër dhe Elbasan, pas asaj në Sarandë të mërkurën. Situata në Shkodër është denoncuar nga një nga anëtarët e kryesisë së PD, Ervin Gjini, i cili i ka bërë thirrje kryetarit të degës, Xhevdet Amuli të distancohet nga mbyllja e dyerve, pasi pretendon se partia nuk është pronë private. Ndërsa deputeti Luçiano Boci thotë se në Elbasan urdhri ka ardhur nga “lart” pasi kanë frikë nga anëtarësia.

Por gjithashtu, jo më larg se dje, në selinë blu në Tiranë, shkuan disa anëtarë të Komisionit të Rithemelimit, Albana Vokshi dhe Evi Kokalari. Edhe këto të fundit u përballën më dyer të mbyllura, madje u sulmuan edhe verbalisht nga mbështetësit e Bashës. Të dyja demokratet kërkuan mbajtjen e përgjegjësisë nga Basha për sulmet, duke paralajmëruar edhe padi në gjykatë. Megjithatë deri më tani nga PD-ja zyrtare është mohuar dhënia e urdhërit për lënien jashtë institucioneve të mbështetësve të Berishës.

Por historia e përplasjeve mes demokratëve nuk nis sot! E gjitha vjen nga data 9 shtator kur Lulzim Basha pezulloi Sali Berishën nga grupi parlamentar pas shpalljes “non grata” nga SHBA-ja. Pas vendimit të Bashës, Berisha iu rikthye aktivitetit të tij politik, duke nisur takimet me bazën që i quajti “Foltore”. Ai akuzoi liderin e PD-së Lulzim Bashën se ka shkatërruar opozitën duke bashkëpunuar me kryeministrin Rama. Më 11 dhjetor, Kuvendi i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha votoi me 4446 fleta pro-shkarkimit të Bashës. Në këtë kuvend, u miratua dhe statuti i ri i PD-së si dhe u miratua mbajtja e Referendumit për legjitimin e shkarkimit të Bashës nga posti i kryetarit të Partisë.  Por, Basha nuk e njeh vendimin duke përjashtuar në një mbledhje të Këshillit Kombëtar i PD-së në 12 dhjetor të gjithë mbështetësit e Berishës dhe duke i zëvendësuar të gjithë anëtarët e Kryesisë. Ndërkohë që Komisioni i Rikthemelimit të PD vijon paralelisht punën, duke shkuar për të zhvilluar mbledhje edhe në selinë blu në kryeqytet.

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike Aldo Bumçi tregoi se për mbajtjen e referendumit të 18 dhjetorit janë marrë ambjente shtesë në degët e rretheve të PD-së ku janë mbyllur zyrat.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Mbyllja e zyrave të PD-së në Elbasan, sekretari i degës bën kallëzim në polici

 

Referendumi në degët e mbyllura të PD-së? Bumçi tregon zgjidhjen

Elbasani dhe Shkodra, Berisha: S’ka dryn e bravë që pengon vullnetin e demokratëve

Mbyllja e degës në Shkodër? PD e qytetit : E paarsyeshme t’i hedhim benzinë zjarrit

Denoncon Luçiano Boçi: Janë ndërruar bravat e dyerve të PD-së në Elbasan

PD-së Shkodër i vihet kyçi, Gjini: Kryetari i degës të distancohet nga kjo lajthitje

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kulture kulture luciano boci perplasje ne partine demokratike sali berisha lulzim basha luciano boci perplasje ne partine demokratike sali berisha lulzim basha

Sondazh

Poll