Art&Argëtim

Sherri me Babastars/ U arrestua sot në Kosovë, Noizy: Kisha një gjobë për të paguar

16 Dhjetor 2021, 17:42 Nga DOSJA
Sherri me Babastars/ U arrestua sot në Kosovë, Noizy: Kisha një

TIRANË– Reperi i njohur Rigels Rajku, i njohur si Noizy ka shpjeguar arsyen e arrestimit të tij sot në Kosovës, duke sqaruar të gjithë fansat e tij. Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Noizy shkruan se në fakt kishte një gjobë për të paguar për sherrin që ka pasur me grupin tjetër “Babastars”, thuajse 5 vite më parë. Ndërsa sqaron se e gjitha është një keqkuptim nga ana e autoriteteve të Kosovës.

Respekte për Policinë e Kosovës! Por sistemi është m*t! Fakti që dikush vendos të nxjerrë një fletë-arresti pa të lajmëruar sikur të paktën njëherë ndaç me telefonatë, apo në ndonjë mënyrë tjetër të lë të kuptosh se mbi Policinë janë disa idiota që e komandojnë atë e më e forta është se më thanë e kemi lajmëruar një shokun tonë që e njeh një shokun tënd për këtë rast. Sepse ty nuk mund të të gjenim kontakt. Vërtetë kaq e vështirë është? Nejse! Bëhej fjalë për incidentin që ka ndodhur në datë shtator 2016, një gjobë për të paguar dhe janë kujtuar mbas 6 vitesh. Por kanë harruar të më kontaktojnë dhe kanë vendosur të nxjerrin fletë-arrest. Edhe njëherë respekte për Policinë e Kosovës dhe për sjelljen njerëzore,”-shkruan reperi.

LAJMI KRYESOR: Arrestohet në Kosovë Noizy, reperi del pas 12 orësh, vula në pasaportë (Zhvillimet)

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz arrestohet noizy noizy arrestohet noizy noizy

Sondazh

Poll