Art&Argëtim

Darka e Ramës me ambasadorët! Yuri Kim pranë Linda Ramës, dy italianët rrinë bashkë

16 Dhjetor 2021, 19:35 Nga DOSJA
Darka e Ramës me ambasadorët! Yuri Kim pranë Linda Ramës, dy

ELBASAN– Kryeministri Edi Rama ka mbledhur dje në Elbasan, në restortin e Gjergj Lucës të gjithë ambasadorët që ushtrojnë detyrën në Shqipëri. Sot, Rama ka nxjerrë pamjet nga mbledhja e djeshme, ku bie në sy fakti që ambasadorja amerikane Yuri Kim është ulur pranë ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.

Ndërkohë që në të njëjtën tavolinë është ulur edhe bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama. Ndërsa ambasadorja e Francës në Shqipëri, Elisabeth Barsacq është ulur pranë atij të Mbretërisë së Bashkuar, Alastair King-Smith.

Gjithashtu dy italianët, ambasadori i Italisë dhe ai i Bashkimit Europian, Fabrizio Bucci dhe Luigi Soreca kanë vendosur që të qëndrojnë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

SHIKO EDHE KËTË:

Darka me ambasadorët,Rama shigjeton Berishën e Metën:Kërcënojnë me rikthime e sfurqe

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

foto galeri foto galeri edi rama rama me ambasadoret ne elbasan edi rama rama me ambasadoret ne elbasan

Sondazh

Poll