Art&Argëtim

Kolegët ankohen për aromën e tyre, lista e VIP-ve që mbajnë erë të keqe

16 Dhjetor 2021, 13:47 Nga DOSJA
Kolegët ankohen për aromën e tyre, lista e VIP-ve që

SHBA-  Jemi mësuar ti shohim të kuruar deri në detaje me daljet e tyre publike, por ka disa nga VIP-at që kanë aromë te keqe. Mediat e huaja shkruajnë se kanë qenë vetë kolegët e tyre që i kanë nxjerrë zbuluar. Nga Kourtney Kardashian deri tek aktori Zac Efron, ka një listë me figurat e showbizit, të cilët mbajnë erë të keqe pas lodhjes nga xhirimet e një filmi ose në jetën familjare kur merren me fëmijët.

Kourtney Kardashian

Kourtney  Kardashian njihet për mënyrën e saj all-natural të të jetuarit jetën, sidomos kur bëhet fjalë për rritjen e fëmijëve. Megjithatë, babai i fëmijëve Scott Disick mendon se situata ka dalë jashtë kontrollit kur flitet për higjienën e saj!

Në premierën e “Kourtney & Kim Take Miami”, Scott hapet tek Khloe për mungesën e përdorimit të deodorantit nga gruaja e tij.

Christina Aguilera

Christina Aguilera mund të tërheqë një turmë të madhe kur bëhët fjalë për zërin e saj, por nuk mund të themi të njëjtën gjë për prapaskenën.

Në fakt, gjatë një interviste me “CBS Local”, Hannah Hooper i grupit “Grouplove” theksoi “Unë kam miq që jetonin në Pittsburgh dhe që janë rritur krahë Christina Aguilera-s. Ato betohen që këngëtarja mban era hot dog!”

Bella Thorne

Bella Thorne është një aktore e mrekullueshme e megjithatë duket sikur ka probleme serioze me aromën. Sipas “Hollywood Gossip”, Thorne udhëtoi me Scott Dissick në 2017 por ai përfundoi duke u kthyer më herët.

Burimet thonë se Disick e largoi nga vila për shkak të erës së saj të keqe. Ai u bezdis nga mungesa e higjenës së Bella-s.

Zac Efron

Zac Efron ka aftësi të shkëlqyera aktrimi të shoqëruara me një trup tërheqës, por kjo nuk do të thotë se mban erë të mirë. Në 2018, Star tha se Efron-it nuk i intereson shumë për higjienën personale. Edhe në xhirimet e “High School Musical 3” thuhej vazhdimisht, “Është shumë e shëmtuar sepse Zac adhuron basketbollin dhe mund të luajë gjatë gjithë kohës, por kalon ditë të tëra pa bërë dush!”

(f,i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz bella thorne christina aguilera kourtney kardashian vip-at qe mbajn ere zac efron bella thorne christina aguilera kourtney kardashian vip-at qe mbajn ere zac efron

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 16 Dhjetor 2021, 12:02

U kap në Kosovë! Lirohet nga burgu Noizy

KOSOVË-Reperi Noizy është lënë i lirë nga burgu. Gazeta Express raporton se reperi u la i lirë pas disa orësh mbajtje në qeli. Ende nuk dihet arsyeja e sak...