Art&Argëtim

Kanye West habit sërisht/ Vitin tjetër do të jem i pastrehë

16 Dhjetor 2021, 17:08 Nga DOSJA
Kanye West habit sërisht/ Vitin tjetër do të jem i pastrehë

LOS ANXHELOS- Reperi i njohur Kanye West ka surprizuar sërisht me deklaratën e tij teksa është shprehur se do të mbetet i pastrehë pasi po i përdorë të gjitha pronat e tij si kisha.

Gjatë një interviste për revistën e kulturës 032c, reperi i ‘DONDA’ foli sesi shoqëria duhet të përparojë. “Ne jemi nën sundimin kapitalist dhe kjo po na vret,” tha ai. “Është koha për ta ndryshuar këtë gjë.

“Unë do të jem i pastrehë pas një viti. Unë do t’i kthej të gjitha shtëpitë që kam në kisha. Ne po e bëjmë këtë jetimore dhe do të jetë një vend ku çdokush mund të shkojë. Duhet të jetë si një komunë artistësh. Ushqimi duhet të jetë gjithmonë i disponueshëm.”- tha ai.

Kohët e fundit është raportuar se ndodhet në Los Anxhelos dhe po merret me punë filantropike duke siguruar arsimin dhe strehimin për ata që kanë nevojë.

(A.T/Dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz donda’ kanye west donda’ kanye west

Sondazh

Poll