Politike

‘Më ndërruan me berberin’/ Paloka nxjerr mesazhin: Bëjnë delegatë ata të Bashës

16 Dhjetor 2021, 18:23 Nga DOSJA
‘Më ndërruan me berberin’/ Paloka nxjerr mesazhin:

DURRËS – Deputeti i Partisë Demokratike dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD-së Edi Paloka denoncoi sërish procesin e ndërrimit të delegatëve demokratë. Në një postim në Facebook, ish-kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së dhe drejtuesi politik i PD-së në Durrës tregon një mesazh të ardhur në adresë të tij ku një kryetar i grupseksionit të PD-së të këtij qyteti i tregon se “është zëvendësuar si delegat me berberin e lagjes”.

Paloka ironizon në duke thënë se “dyert e selive të PD-së janë të hapura, por jo për të zgjedhurit e demokratëve”. Më tej, ai shkruan se Basha po mundohet të mbushë Kuvendin e 18 dhjetorit me persona që jo vetëm nuk kanë asnjë kontribut në PD, por që janë dhe mbështetës të Bashës e kryeministrit Rama.

MESAZHI I EDI PALOKËS
Kush tha qe i kane mbyllur dyert e selive…?! Dyert jane te hapura, po me sa duket jo per te zgjedhurit e demokrateve.

Ne fakt informacionet e tjera jane edhe me zi se kaq…se po bejne “delegate” per te mbushur sallen jo vetem ata qe jane me Bashen , pa asnje funksion ne PD, po dhe ata qe jane me Ramen…

 

Paloka u shkarkua si kryetar i Këshillit Kombëtar në 12 dhjetor pasi doli në mbështetje të lëvizjes së rithemelimit të PD-së nga Sali Berisha. Ditën e sotme, anëtari i kryesisë së PD-së në Shkodër Ervin Gjini denoncoi mbylljen e degës demokrate të këtij qyteti nga kryetari i saj, ndërsa deputeti i Elbasanit Luçiano Boçi tregoi se janë ndërruar bravat e dyerve të degës demokrate të këtij qyteti.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike delegatet e pd edi paloka delegatet e pd edi paloka

Sondazh

Poll