Politike

Meta kthen për rishqyrtim ‘taksat’: Diskriminuese! Favorizohen jahtet, jo qytetarët

16 Dhjetor 2021, 18:17 Nga DOSJA
Meta kthen për rishqyrtim ‘taksat’: Diskriminuese! Favorizohen

TIRANË- Presidenti ka kthyer ligjin për taksat kombëtare, me pretendimin se është shkelur parimi i barazisë së barrës fiskale dhe krijohet regjim të diferencuar ligjor diskriminues. Në njoftimin e bërë nga Presidenca, numri një i shtetit shton gjithashtu se vendosja e taksës për furnizimin me karburant të mjeteve lundruese në zonat e lira doganore, mund të shihet në dukje sikur ka për qëllim shmangien e abuzimeve dhe përfitimeve të padrejta nga mjetet lundruese për qëllime turistike dhe argëtimi. Por kjo gjë sipas tij (taksa 65 lekë/liter) përbën një trajtimi preferencial në krahasim me të tjerët që taksën për të njëjtin produkt e kanë 90 lekë/litër. Gjithashtu Meta shton se vendosja e taksës për importimin ose prodhimin e qumështit pluhur, hirra e qumështit dhe kremi i qumështit, përsëri mbetet e diferencuar.

Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës

16 dhjetor 2021

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, ka vendosur kthimin për rishqyrtim të ligjit nr. 112/2021 “Për disa shtesa në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar”. Me ndryshimet e propozuara, edhe në këtë ligj pjesë e paketës fiskale, është shkelur parimi i barazisë së barrës fiskale, lirisë së veprimtarisë ekonomike, dhe barazisë përpara ligjit, duke krijuar regjim të diferencuar ligjor diskriminues. Propozimi nuk shoqërohet me një analizë që merr në shqyrtim parametrat fiskalë, për të mos krijuar një situatë ekstreme të trajtimit preferencial, duke favorizuar degë të veçanta të ekonomisë, të cilat do të duhet t`i nënshtrohen regjimeve të natyrave të njëjta.

Në këtë ligj diferencimi vazhdon në krahasim me subjektet që operojnë në importimin, tregtimin dhe përdorimin e mjeteve lundruese për qëllime turistike, apo të atyre subjekteve që operojnë me produkte nga qumështi pluhur për prodhuesit e agroindustrisë. Vendosja e taksës për furnizimin me karburant të mjeteve lundruese në zonat e lira doganore, mund të shihet në dukje sikur ka për qëllim shmangien e abuzimeve dhe përfitimeve të padrejta nga mjetet lundruese për qëllime turistike dhe argëtimi, të cilat furnizohen me karburant në zonat e lira doganore dhe magazinat doganore, por vendosja e taksës e propozuar në 65 lekë/litër në vetvete përbën një trajtimi preferencial të diferencuar ndaj atyre subjekteve që operojnë në importimin e tregimin të karburantit në kushte normale ndaj të cilëve aplikohet një masë prej 90 lekë/litër.

Ky diferencim është thelluar më shumë me miratimin përfundimtar të kësaj takse në nivelin e 40 lekë/litër. Vendosja e taksës për importimin ose prodhimin e qumështit pluhur, hirra e qumështit dhe kremi i qumështit, përsëri mbetet e diferencuar. Çdo masë që ka impakt ekonomiko-financiar, qoftë në formën lehtësuese për kategori të caktuara, duhet vlerësuar paraprakisht në raport me gjendjen e diktuar dhe jo vetëm nëse është në interesin e të gjithë shtetasve, por dhe të respektojë raportin e drejtë midis interesit publik dhe garantimit të mirëfunksionimit të buxhetit publik, si dhe të përbëjë mekanizëm real të nxitjes së zhvillimit në një sektor apo nënsektor të caktuar.

LAJMI KRYESOR: Buxheti 2022! Meta analizon ‘paketën fiskale’, kthen TVSH dhe taksat, kalon akciza

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike buxheti 2022 ilir meta buxheti 2022 ilir meta

Sondazh

Poll