Politike

Denoncon Luçiano Boçi: Janë ndërruar bravat e dyerve të PD-së në Elbasan

16 Dhjetor 2021, 14:19 Nga DOSJA
Denoncon Luçiano Boçi: Janë ndërruar bravat e dyerve

ELBASAN – Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi denoncon ndryshimin e bravave të dyerve të degës së PD-së në qytetin e Elbasanit. Në një postim në Facebook, Boçi akuzon drejtuesit e partisë se kanë urdhëruar kryerjen e këtij veprimi. Më tëj, ai shkruan se nuk mund të kyçet vullneti i demokratëve.

Boçi e mbyll postimin me mesazhin se në 18 dhjetor referendumi do të vendosë për shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të partisë.

PD I TAKON ANËTARËVE TË SAJ!

Luçiano Boçi njihet si mbështetës i lëvizjes së ish-kryeministrit Sali Berisha për rithemelimin e Partisë Demokratike.

Më herët, u denoncua nga anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Ervin Gjini mbyllja e zyrës së PD-së në Shkodër. Ai akuzoi kryetarin e degës demokrate të qytetit Xhevdet Amulin për këtë veprim. Një tjetër rast për ndryshimin e bravave të dyerve të degëve të PD-së në rrethe u denoncua dhe nga deputeti demokrat i Fierit Luan Baçi përpara mbajtjes së Kuvendit të Jashtëzakonshëm të 11 dhjetorit në stadiumin “Air Albania”.

Ditët e fundit, ish-kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi dhe ish-kryetarja e Lidhjes Demokrate të Gruas Albana Vokshin akuzuan kryetarin Lulzim Basha se ka urdhëruar shpërthimin e zyrave të këtyre dy forumeve në selinë e partisë.

LAJMI KRYESOR: Kyçen dyert e PD, mbështetësit e Berishës: Basha ka frikë! Zyrtarët e mohojnë

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike kuvendi i 18 dhjetorit luciano boci kuvendi i 18 dhjetorit luciano boci

Sondazh

Poll