Politike

Mbyllja e degës në Shkodër? PD e qytetit : E paarsyeshme t’i hedhim benzinë zjarrit

16 Dhjetor 2021, 15:07 Nga DOSJA
Mbyllja e degës në Shkodër? PD e qytetit : E paarsyeshme

SHKODËR – Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Shkodrës Xhevdet Amuli hodhi poshtë akuzat për mbyllje të qëllimshme të zyrës së kësaj dege të partisë opozitare. Në një mesazh të publikuar në Facebook, Amuli i konsideron akuzat si “të paarsyeshme për t’i hedhur benzinë zjarrit”.

Ai theksoi se pavarësisht ndasive, të gjithë demokratët mbeten miq dhe se duhet të bashkohen për të luftuar kryeministrin Edi Rama.

Selia e PD Shkodër, është ajo që ka qënë gjithmonë, selia e çdo demokrati!

Anëtari i kryesisë së degës së PD-së në Shkodër Ervin Gjini akuzoi në Facebook kryetarin Xhevdet Amuli se ka mbyllur me zinxhirë zyrën e njësisë së PD-së në këtë qytet. Më pas, deputeti demokrat Luçiano Boçi denoncoi ndryshimin e bravave të zyrave të degës së PD-së në Elbasan.

Këto ngjarje po ndodhin në kohën kur në datën 18 dhjetor do të mbahet në një anë referendumi në rrethe për shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të PD-së, ndërsa në krahun tjetër Basha ka urdhëruar mbajtjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm, që i kundërpërgjigjet atij të 11 dhjetorit të thirrur nga Sali Berisha.

LAJMI KRYESOR: Kyçen dyert e PD, mbështetësit e Berishës: Basha ka frikë! Zyrtarët e mohojnë

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike dega e pd shkoder ervin gjini luciano boci xhevdet amuli dega e pd shkoder ervin gjini luciano boci xhevdet amuli

Sondazh

Poll