Politike

Paketa fiskale/ Meta dekreton ligjin për akcizat: Synon konsolidimin e të ardhurave!

16 Dhjetor 2021, 17:29 Nga DOSJA
Paketa fiskale/ Meta dekreton ligjin për akcizat: Synon konsolidimin e

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ligjin e paketës fiskale për akcizat, ndërkohë që po sot, ktheu për rishqyrtim atë për TVSH-në, gjithashtu pjesë e paketës fiskale. Në njoftimin e Presidencës thuhet se ligji për TVSH-në u vendos të shpallej nga Presidenti Meta, pasi synon konsolidimin e të ardhurave nga akciza.

Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës

16 dhjetor 2021

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje ligjin nr. 114/2021 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Ky ligj u vendos të shpallej nga Presidenti i Republikës, për sa kohë synon konsolidimin e të ardhurave nga akciza, nëpërmjet përafrimit të tyre gradual me nivelin e akcizave të parashikuara në Direktivat e Bashkimit Europian, si dhe moslejimin e hapësirave ligjore për shmangie nga pagesa e akcizës, duke shfrytëzuar shkallët e diferencuara të saj për përdorues të ndryshëm.

LAJMI KRYESOR: Buxheti 2022! Meta analizon ‘paketën fiskale’, kthen TVSH dhe taksat, kalon akciza

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ilir meta ligji per akcizen ilir meta ligji per akcizen

Sondazh

Poll