Politike

‘Nuk lë gjë pa bërë unë, mos ki merak’, Rama replikon me komentuesin në Facebook

16 Dhjetor 2021, 12:28 Nga DOSJA
‘Nuk lë gjë pa bërë unë, mos ki merak’,

TIRANË – Kryeministri Rama, teksa ka publikuar disa foto në kuadër të Konkursit për fotografinë më të bukur, nuk ka ngurruar tu kthejë përgjigje edhe komentuesve të shumtë, që nuk lënë pa e thumbuar asnjëherë.

Njëri prej tyre i shkruan me ironi se, që kur paska nisur kryeministri të jetë prezantues konkursesh, pasi ka shumë gjëra të tjera për tu shqetësuar. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ramës, i cili së pari e informon komentuesin që nky është një konkurs i Vitit të Ri, ndërsa për gjërat e tjera e siguroi atë që të mos kishte asnjë merak, pasi nuk lë asgjë pa ndjekur nga detyrat e tij si kryeministër.

Replikat mes Ramës e komentuesit në Facebook:

Komentuesi: Që kur kryeministi është bërë prezantues konkursesh? Ka shumë e shumë gjëra të tjera për tu shqetësuar besoj

Rama: Ky është një konkurs i Vitit të Ri me të gjithë miqtë e kesaj faqeje, ndërsa për shumë gjërat e tjera mos ki asnjë merak, se nuk lë asgjë pa ndjekur unë nga detyrat e mia.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama komentues ne facebook rama replika me komentuesit edi rama komentues ne facebook rama replika me komentuesit

Sondazh

Poll