Politike

Nusja me ‘Foltoren’/ Vjehrra e Floriana Garos: Do zhgënjehet! Është e manipuluar

16 Dhjetor 2021, 16:57 Nga DOSJA
Nusja me ‘Foltoren’/ Vjehrra e Floriana Garos: Do zhgënjehet!

TIRANË– Bashkimi me ‘Foltoren’ e ish-kryeministrit Sali Berisha nuk është pritur mirë nga vjehrra e Floriana Garos. Ish-kryetarja e Aleancës Kuqezi, Lumturi Ratkoceri ka komentuar vendimin e marrë nga Garo për mbështetjen e Berishës, e cila është drejtoreshë e Komunikimit e ‘Foltores’. Në një intervistë për “Top Talk”, Ratkoceri shprehet se të gjithë ata që shkojnë pas Berishës janë të manipuluar, pasi gjithmonë sipas saj, kjo është gjëja më e mirë që di të bëjë ish-kryeministri Sali Berisha.

“Me nusen time bëmë një pakt, se jemi si shoqe, nuk do të diskutojmë për politikën. Kjo është demokracia, toleranca. U përpoqa t’ja ndryshoj mendjen. Argumenti i saj është kush mundet ta bëjë? Fakti që Rama është bërë i plotfuqishëm është për faj të Bashës, kjo mungesë shprese i shtyn të rinjtë o të emigrojnë, ose ata që janë këtu të angazhohen për ndryshimimin. Sali Berisha kur do të manipulojë njerëzit duke u dhënë shpresë, si ta bëjë. Di të ngjallë shpresë, aty ku nuk ka shpresë. Është manipulator i jashtëzakonshëm. Nusja ime dhe të tjerë janë idealistë, nuk shohin rrugë tjetër. Ideja e të gjithëve është që nëse riformohet PD, kanë shansin që të rrëzojnë Ramën. Të njëjtin mendim kam pasur edhe unë për Berishës, por u zhgënjeva në vitin 2011. Përplasesha me tim atë që më thoshte mos ma sha Berishën,”-u shpreh ajo në fjalën e saj.

SHIKO MINUTËN E 9:

Më herët, Garo ka qenë zëdhënëse e Partisë Demokratike gjatë fushatës elektrorale të zgjedhjeve të 25 prillit, por e la postin e saj për t’ju bashkuar “Foltores” së Berishës. Vetë Garo ka folur për “kalimin”, duke u shprehur se ishte e zhgënjyer nga kryedemokrati Basha. 

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike floriana garo lumturi ratkoceri sali berisha floriana garo lumturi ratkoceri sali berisha

Sondazh

Poll