Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka kaluar dhe kthyer për rishqyrtim disa ligje të paketës fiskale! Në njoftimet zyrtare, Meta fillimisht ka kthyer për rishikim në Kuvend ligjin për TVSH-në, por i është hedhur poshtë brenda dy orësh nga Komisioni i Ekonomisë, që ka rrëzuar çdo propozim nga ana e kreut të shtetit. Ndërkohë që tani projektligji do të kalojë sërish për miratim në Kuvend. Sipas Metës ky ligj lejon trajtim fiskal të diferencuar, që në thelb shkel parime e të drejta themelore kushtetuese. Po ashtu, duket se Meta shesh si të padrejtë edhe ndryshimin e ligjit për TVSH-në, ku hiqet kompensimi 6% për fermerët, rivendoset taksa 10% për inputet bujqësore, e gjithashtu vendoset tavan i ri për investimet në bujqësi që përjashtohen nga pagesa e TVSH-së.
Pasi njoftoi kthimin e ligjit për TVSH, Presidenti Meta ka dekretuar ligjin për ‘Akcizat’, të dyja pjesë e Paketës Fiskale 2022, duke sqaruar se skema e re e përgatitur nuk krijonte hapësira ligjore për shmangie nga pagesa. Megjithatë nuk mbaron me kaq. Kjo pasi presidenti ka kthyer edhe ligjin për taksat kombëtare, me pretendimin se është shkelur parimi i barazisë së barrës fiskale dhe krijohet regjim të diferencuar ligjor diskriminues. Numri një i shtetit shton gjithashtu se vendosja e taksës për furnizimin me karburant të mjeteve lundruese në zonat e lira doganore, mund të shihet në dukje sikur ka për qëllim shmangien e abuzimeve dhe përfitimeve të padrejta nga mjetet lundruese për qëllime turistike dhe argëtimi. Por kjo gjë sipas tij (taksa 65 lekë/liter) përbën një trajtimi preferencial në krahasim me të tjerët që taksën për të njëjtin produkt e kanë 90 lekë/litër. Gjithashtu Meta shton se vendosja e taksës për importimin ose prodhimin e qumështit pluhur, hirra e qumështit dhe kremi i qumështit, përsëri mbetet e diferencuar.
ZHVILLIMET ORË PAS ORE:
Meta kthen për rishqyrtim ‘taksat’: Diskriminuese! Favorizohen jahtet, jo qytetarët
Paketa fiskale/ Meta dekreton ligjin për akcizat: Synon konsolidimin e të ardhurave!
Komisioni i Ekonomisë rrëzon dekretin e Metës për kthimin e ‘Buxhetit 2022’
Meta kthen në Kuvend ligjin për TVSH-në: Favorizon jahtet e sektorët luksozë
Ndërkohë që jo më larg se në 10 dhjetor Presidenti Meta ka rikthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin për ‘Buxhetin 2022’, duke e konsideruar atë plan financiar antisocial. Sipas Metës, ‘Buxheti 2022’, i cili në Kuvend u kundërshtua edhe nga deputeti Erion Braçe ka mangësi të transparencës në lidhje me shpenzimet dhe politikat sociale si dhe paraqet problematikë shumë shqetësuese në lidhje me nivelin e borxhit publik. Megjithatë sërish Kuvendi e kaloi me 77 vota pro dhe 46 kundër më 25 nëntor. Në këtë buxhet për të gjithë vitin që vjen, pa marrë parasysh rishikimet që mund të bëhen përgjastë vitit, parashikohet që të mblidhen 536.8 miliardë lekë dhe të shpenzohen 637.6 miliardë lekë.
(k.m/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË– Konsolidimi i mëtejshëm i sektorit bankar, pas blerjes së Alpha Bank Albania nga OTP, pritet të rrisë konkurrencën në sektorin bankar. Guvern...
Vodafone Albania dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit nënshkruan sot marrëveshjen e financimit të programit STEM ( Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Matematikë). ...
Prurjet në kaskadën e Drinit janë pakësuar ditëve të fundit si rezultat i ndalimit të reshjeve të shiut.Të dhënat zyrtare nga Korporata Elektronenergjetike Shqi...
Rënia e euros në kursin e këmbimit me lekun thellohet më shumë këtë javë dhe monedha europiane po i afrohet niveleve të fundit të vitit 2007.Sipas kursit zyrtar...
Sektori i farmaceutikës shënoi nivelet më të larta të shitjes me pakicë në tremujorin e tretë në krahasim me periudhën e para krizës në raport me sektorët e tje...
Shqipëria kishte të ardhurat më të ulëta për frymë edhe në vitin pandemik 2020, me vetëm 30% të mesatares së Bashkimit Europian dhe 39% të konsumit individual p...
Ligji në Shqipëri nuk i lejon martesat nën 18 vjeç. Një e mitur sapo ka mbushur 14 vjeç dhe është larguar nga banesa tek shtëpia e të dashurit të ...
Papunësia ka shënuar rënie në tremujorin e tretë të vitit, duke reflektuar përmirësimin e aktivitetit ekonomik në vend.INSTAT raportoi se në tremujorin e tretë ...
Së shpejti në Evropë do të fillojë vaksinimi i fëmijëve kundër koronavirusit. Vendet evropiane po ndërmarrin strategji të ndryshme dhe suksesi i tyre do të jetë...
Të gjithë jemi dëshmitarë të rritjes së çmimeve dhe shtrenjtimit të jetesës. Sipas OKB-së nëntori shënoi nivelin më të lartë të çmimeve në 10 vite...