Politike

Incidenti gjatë takimit në Finiq, vajzës i bie të fikët, Rama ndërpret fjalimin (VD)

22 Qershor 2019, 17:00 Nga DOSJA
Incidenti gjatë takimit në Finiq, vajzës i bie të

SARANDË– Një incident ësthë shënuar gjatë takimit të Ramës në Finiq, ku po prezantonte kandidatin për këtë bashki. Një vajzë është ndjerë keq, për arsye ende që nuk janë bërë të njohura.

Ndërsa kreu i qeverisë mbante fjalën e tij, një vazjë që ishte pas tij ra në tokë, duke shkaktuar panik.

Rama pasi ndërpreu fjalimin tha: Është temperaturë e lartë  e mungesa e ujit. Pasi u kërkoi ndjesë të pranishmëve, për ndërprerjen e fjalës, Rama vijoi takimin i qetë.

Ky është incidenti i dytë që ndodh në takimet e Ramës, pasi një gjë e tillë ndodhi dhe në Shkdoër.

Kryeministri Edi Rama sot ka vijuar fushatën në Sarandë dhe zonat përreth saj. Rama i shoqëruar nga deputetët e këtij qarku ka zhvilluar disa takime në Finiq, Konispol dhe Sarandë ku ka prezantuar kandidatët për këto tre bashki. Ai ka premtuar se do të ndërtohet rruga Kardhiq-Delvinë por dhe aeropirti i Sarandës. Dhe sot PD nuk e ka lënë të qetë pasi e priti me protesta në Sarandë.

(A.B. Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama incidenti ne takim rama ne finiq zgjedhjet lokale 30 qershor edi rama incidenti ne takim rama ne finiq zgjedhjet lokale 30 qershor

Sondazh

Poll