Politike

Dokument/ Anulimi i 30 qershorit, Meta i përgjigjet Kuvendit: Zbatoni dekretin, është botuar në Fletoren Zyrtare

22 Qershor 2019, 14:22 Nga DOSJA
Dokument/ Anulimi i 30 qershorit, Meta i përgjigjet Kuvendit: Zbatoni

TIRANË– Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka kthyer përgjigje Komisionit të Ligjeve, në lidhje me kërkesën për dekretin që anulon datën 30 qershor, për zgjedhjet lokale.

Në përgjigjen e tij, Presidenti thotë se dekreti për shfuqizimin e zgjedhjeve është marrë në mbështetje të plotë me dispozitat Kushtetuese dhe se dekreti është në fuqi, i botuar në Fletoren Zyrtare, e për pasojë është i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë, përfshirë edhe Kuvendin.

Lidhur me nismën e ndërmarrë në Kuvend nga PS, për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Meta vlerëson se e gjithë veprimtaria aktuale parlamentare që përpiqet të godasë veprimtarinë e presidentit, por pa mundur të rrëzojë përmbajtjen e dekretit të tij, është një proces i rremë, i pambështetur në argumente kushtetues, por vetëm i orientuar verbërisht e politikisht.

LETRA E PLOTË

Lënda:  Përgjigje shkresës suaj me nr. 2502/3 prot, datë 19.06.2019.

Kujtojmë se Meta dy javë më parë me anë të një dekreti anuloi zgjedhjet e 30 qershorit duke argumentuar këtë vendim si të mbështetur në Kushtetutë. Por menjëherë nga maxhoranca këtë vendim e quajtën një shkelje të Kushtetutës dhe kanë nisur procedurat për shkarkimin e tij. Komisioni i Ligjeve ka bërë një kërkesë Metës për të qenë i pranishëm në një seancë dëgjimore për dekretin që anulon 30 qershorin. Nga ana tjetër kreu i shtetit ka thënë se dekreti i tij është në fuqi dhe të gjitha institucionet duhet ta zbatojnë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike anulimi i 30 qershorit dekreti i metes ilir meta meta i pergjigjet kuvendit shtyrja e zgjedhjeve lokale anulimi i 30 qershorit dekreti i metes ilir meta meta i pergjigjet kuvendit shtyrja e zgjedhjeve lokale

Sondazh

Poll