Politike

Rama vijon fushatën me kapele si Trump: Në 30 qershor s’na ndal askush, bëjmë aeroportin e Sarandës

22 Qershor 2019, 15:59 Nga DOSJA
Rama vijon fushatën me kapele si Trump: Në 30 qershor s’na ndal

SARANDË- Kryeminsitri Edi Rama, ka vijuar sot fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit në qytetin e Sarandës. Rama ka zhvilluar disa takime me banorë, ku ka premtuar se në katër vitet e ardhshme qyteti dhe fshatarat përreth do të do transformohen.

Më një aksesor të shtuar në veshjen e tij, kapelen, ku dukej sikur kishte kopjuar Donald Trump-in, Rama u shpreh në 30 qershor do të ketë zgjedhje dhe nuk do mund t’i ndalë askush. Kreu i qeverisë bëri një premtim para banorëve të Finiqit ku tha se brenda mandatit të ri do të fillojë puna për ndërtimin e aeroportit të Sarandës.

“Do të ndërtojmë aeroport në Finiq, aeroporti i jugut të Shqipërisë, aeroporti i famshëm i Sarandës, ka ardhur koha. Ne e kemi filluar punën për të identifikuar burimet dhe forcat që do të fillojnë ndërtimin e aeroportit. Nuk dua të jap data dhe afate, por po them që pa asnjë diskutim që për katër vite këtu aeroporti do të ketë nisur nga puna, kantier real”, tha kryeministri.

Rama ndërkohë sot ka përcjellë dhe ish-presidentin e Francës, Nikola Sarkozy dhe bashkëshorten e tij Carla Bruni, për të cilët tha se ishin larguar më mahnitur nga Shqipëria.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aeroporti i sarandes edi rama ps vijon fushaten ne sarande rama ne finiq rama si trump aeroporti i sarandes edi rama ps vijon fushaten ne sarande rama ne finiq rama si trump

Sondazh

Poll