Politike

Rama nuk tërhiqet: S’ka shans të fitojë dhuna, më 30 qershor do ketë zgjedhje

22 Qershor 2019, 16:03 Nga DOSJA
Rama nuk tërhiqet: S’ka shans të fitojë dhuna, më 30

SARANDË- Gjatë takimit të tij me banorët e Finiqit, Rama deklaroi sërish se më 30 qershor do të mbahen zgjedhjet. Ai paralajmëroi edhe njëherë se se kush tenton të pengojë zgjedhjet do të përballen me pasojat.

Në 30 qershor zgjedhjet do bëhen në gjithë territorin e Shqipërisë. Përpjekje për ta kthyer Shqipërinë prapa nuk ka. 30 qershori do jetë një ditë normale, edhe sikur të ketë orvatje të dëshpëruara pasi nuk do e bllokojnë dot procesin.

Kush i fryn zjarrit të dhunës, është i destinuar të tretet në atë zjarr. Nuk ka shans që në Shqipërinë e vitit 2019 të fitojë kaosi, dhuna, të fitojnë qorrat që nuk kanë asnjë ideal, asnjë ide, apo alterantivë dhe përveç vetes dhe hallit të tyre të madh të kthyer në një platform dhune. Më 30 qershor Shqipëria do të bëjë zgjedhje“, u shpreh Rama. 

Kryeministri Edi Rama sot ka vijuar fushatën në Sarandë dhe zonat përreth saj. Rama i shoqëruar nga deputetët e këtij qarku ka zhvilluar disa takime në Finiq, Konispol dhe Sarandë ku ka prezantuar kandidatët për këto tre bashki. Ai ka premtuar se do të ndërtohet rruga Kardhiq-Delvinë por dhe aeropirti i Sarandës. Dhe sot PD nuk e ka lënë të qetë pasi e priti me protesta në Sarandë.

(A.M. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike anulimi i 30 qershorit edi rama rama ne finiq zgjedhjet e 30 qershorit anulimi i 30 qershorit edi rama rama ne finiq zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll