Politike

Rama habit me premtimin e madh nga Finiqi: Brenda mandatit nisim punën për ndërtimin e aeroportit të Sarandës

22 Qershor 2019, 15:39 Nga DOSJA
Rama habit me premtimin e madh nga Finiqi: Brenda mandatit nisim punën

FINIQ- Ndonëse vendi është përfshirë nga një valë tensionesh ditët e fundit, lidhur me anulimin e zgjedhjeve më 30 qershor, kryeministri Edi Rama vijon takimet eletorale.

Pasditen e sotme Rama është ndalur në Finiq, ku po zhvillon një takim me banorët e Finiqit, ku tha se ka filluar puna për ndërtimin e aeroportit në zonë.

“Do të ndërtojmë aeroport në Finiq, aeroporti i jugut të Shqipërisë, aeroporti i famshëm i Sarandës, ka ardhur koha. Ne e kemi filluar punën për të identifikuar burimet dhe forcat që do të fillojnë ndërtimin e aeroportit. Nuk dua të jap data dhe afate, por po them që pa asnjë diskutim që për katër vite këtu aeroporti do të ketë nisur nga puna, kantier real. Besoj që ka ardhur koha që t’ia japim këtë gjë jugut sepse turizmi po zhvillohet dhe kjo zonë ka nevojë për këtë pikë ulje dhe dalje që i mungon. Po ju them që më 30 qershor do të bëhen zegjdhej në të gjithë Shqipërinë”, tha kryeministri.

Kryeministri Edi Rama sot ka vijuar fushatën në Sarandë dhe zonat përreth saj. Rama i shoqëruar nga deputetët e këtij qarku ka zhvilluar disa takime në Finiq, Konispol dhe Sarandë ku ka prezantuar kandidatët për këto tre bashki. Ai ka premtuar se do të ndërtohet rruga Kardhiq-Delvinë por dhe aeropirti i Sarandës. Dhe sot PD nuk e ka lënë të qetë pasi e priti me protesta në Sarandë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 30 qershori edi rama ndertimi i aeroportit ne sarande rama ne finiq zgjedhjet lokale 30 qershori edi rama ndertimi i aeroportit ne sarande rama ne finiq zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll