Politike

FOTOLAJM/ Rama kopjon Trump, me kapele në mitingun e Finiqit

22 Qershor 2019, 15:20 Nga DOSJA
FOTOLAJM/ Rama kopjon Trump, me kapele në mitingun e Finiqit

SARANDË– Kryeministri Edi Rama, ka habitur të gjithë sot në Finiq. Si asnjëherë më parë Rama ka zgjedhur që të mbajë kapele në publik. Kjo ndoshta dhe nga vapa e madhe, pasi temperaturat sa vijonë dhe rriten.

Por kapelja si simbolikë në fushatë është mbajtur nga Presidenti aktual i SHBA, Donald Trump, i cili nuk e hoqi për asnjë ditë gjatë fushatës.

Mos vallë dhe Rama ka kopjuar dhe këtë herë Trump-in dhe kërkon të ketë fatin e tij në zgjedhje?

Kryeministri Edi Rama sot ka vijuar fushatën në Sarandë dhe zonat përreth saj. Rama i shoqëruar nga deputetët e këtij qarku ka zhvilluar disa takime në Finiq, Konispol dhe Sarandë ku ka prezantuar kandidatët për këto tre bashki. Ai ka premtuar se do të ndërtohet rruga Kardhiq-Delvinë por dhe aeropirti i Sarandës. Dhe sot PD nuk e ka lënë të qetë pasi e priti me protesta në Sarandë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama rama kopjon trump rama me kapele rama ne finiq edi rama rama kopjon trump rama me kapele rama ne finiq

Sondazh

Poll