Politike

Me çitjane dhe me këmishën e fushatës, Rama shfaqet me Lindën e Zahon krah çiftit Sarkozy

22 Qershor 2019, 13:36 Nga DOSJA
Me çitjane dhe me këmishën e fushatës, Rama shfaqet me

SARANDË- Kryeminsitri Edi Rama prej ditës së djeshme ndodhet në Sarandë, ku do të zhvillojë disa takime elektorale, por nuk ka humbur rastin që të shkojë dhe në koncertin e Carla Brunit në Burtint.

Pas takimit që pati me Nikola Sarkozy në Tiranë, Rama u “arratis” me helikopter në Butrint. Por pas koncertit duket se qëndrimi bashkë i familjes së Ramës dhe të Sarkozy ka vijuar dhe sot.

Në këtë ditë të shtunë Rama ka hequr kostumin zyrtar dhe po e shijon në maksimum, pasi është shfaqur me çitjane.

Ndërkohë që nuk heq dorë nga fushata, pasi sërish në këmishën e tij shkruhet PD 30, për të treguar se është gati për zgjedhjet. Në krah të tij është bashkëshortja Linda Rama me djalin e tyre Zaho, ndërsa bashkangjitur duket çifti Nicolas Sarkozy dhe Carla Bruni.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike carla bruni edi rama nikola sarkozy rama ne sarande carla bruni edi rama nikola sarkozy rama ne sarande

Sondazh

Poll