Aktualitet

Ishte në Prokurori, Hoxhës i rikthejnë celularët e 5 viteve: Ç’u bë me dosjen?

16 Dhjetor 2021, 15:36 Nga DOSJA
Ishte në Prokurori, Hoxhës i rikthejnë celularët e 5 viteve:

DURRËS– Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar arsyet që e çuan në Prokurorinë e Durrësit. Në një postim në profilin e tij në Facebook, Hoxha shkruan se sot i janë kthyer dy celularët e sekuestruar më datë 16 shtator të vitit 2016, pasi deklaroi në studion e emisionit “Opinion” se sipas burimeve të tij, piloti Guido Andrea Guidi, ka pranuar se kishte ardhur të provonte pistën dhe më pas do të kthehej për të transportuar 200 kilogramë drogë në Ishëm të Durrësit.

Hoxha shton se pavarësisht se vetë piloti italian u la i lirë, ende nuk dihet se çfarë ndodhi paraditen e 15 shtatorit 2016, se cila ishte organizata kriminale që trafikonte kanabis dhe se kush e kishte ndërtuar këtë pistë.

Postimi i Artan Hoxhës:

Me ne fund u ritakova me telefonat e mi “kriminale”.  Nga mbremja e te enjtes se 15 shtatorit 2016, kur perfundova ne Prokurorine e Krimeve te Renda, direkt nga studio e emisionit OPINION, e deri sot, u mbushen plote 5 vjet e 3 muaj.  Sigurisht piloti veteran italian Guido Andrea Guidi, u la i lire pasi kaloi 5 muaj te kendshem ne kavalishencen e Ministrise se Brendeshme ne Durres. Disa muaj me vone, avioni qe u rrezua nga mbipesha e “mallit” duke inauguruar pisten e re ne grykederdhjen e lumit Ishem, ju rikthye kompanise italiane qe e kishte ne pronesi. Sot pas 1918 ditesh, ende nuk ka nje vendim gjyqesor, per cfare ndodhi paraditen e 15 shtatorit 2016.  Cila ishte organizata kriminale qe po trafikonte qindra kg kanabis? Kush e kishte ndertuar pisten per uljen e avioneve te narkotrafikut ne grykederdhjen e lumit Ishem?

Cila organizate kriminale e kishte financuar ndertimin e pistes dhe kush kishte dale garant per paprekshmerine e saj, edhe pse ne vije ajrore ndodhej vetem 7-8 kilometra larg nga aeroporti i vetem nderkombetar i Shqiperise. Gjjthsesi pas nje kohe kaq te gjate, dy telefonat e mi, njeri nje Samsung i kohes se “qepes” model GT-C5212, dhe tjetri nje Aifon 6, model te cilin kompania Apple sapo ka njoftuar se do ta nxjerre nga qarkullimi, te sekuestruar si prove materiale dhe te identifikuar me numer 417/1 dhe 417/2 tashme u rikthyen tek i zoti.  Ne fakt duket ironike qe telefonat e sekuestruar nga Prokuroria per Krimet e Renda ne Tirane, m’u kthyen pas me shume se 5 vitesh nga prokuroria e Durresit. Gjithsesi mos mendoni se ne Shqiperi nuk ka drejtesi, por ajo ka kosto…

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha artan hoxha

Sondazh

Poll