Aktualitet

“Kim të kërkojë falje”, Ambasada e SHBA-Berishës: Zero shanse, je shpallur non-grata

16 Dhjetor 2021, 08:59 Nga DOSJA
“Kim të kërkojë falje”, Ambasada e

TIRANË– Ambsada Amerikane shkruan se shanset për t’i kërkuar falje një personi të shpallur non-grata janë zero. Në këtë mënyrë, përmes një statusi në Tëitter, ambasada i është përgjigjur edhe ish-kryeministrit Sali Berisha i cili një ditë më parë shprehej se ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim duhet të kërkonte ndjesë për shprehjen e ish-diktatorit Enver Hoxha në lidhje me ‘barin’.

Në foton e postuar, ambasada shkruan gjithashtu se nuk planifikohet asnjë kthim vendimi për të shpallurit non-grata, duke shuar shpresat e Berishës.

“Në rast se jeni kureshtarë: Numri i përcaktimeve të ligjit 7031 (c) është mbi 200. Numri i vendimeve të kthyera është 0. Numri i faljeve që po përgatiten për t’u bërë për personat e përcaktuar si të korruptuar është 0”, shkruhet në postimin e ambasadës.

Një ditë më parë, teksa i përgjigjej Departamentit Amerikan të Shtetit, duke iu referuar deklaratave të Yuri Kim për “barin”, Berisha tha se ambasadorja Yuri Kim duhet të kërkonte ndjesë pasi i ka kërcënuar anëtarët e PD me shprehjen e Enver Hoxhës.

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore ambasada e shba ne tirane sali berisha yuri kim ambasada e shba ne tirane sali berisha yuri kim

Sondazh

Poll